Ndërroi jetë disa muaj më parë, zbulohet si është ndarë pasuria marramendëse e Silvio Berlusconit
Pak muaj më parë ndërroi jetë ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, në moshën 87-vjeçare pasi vuante nga leucemia.
Ai la pas një pasuri marramendëse, e cila është komentuar shumë se si do të ndahet. E së fundmi duket se është ndarë pasuria e ish-kryeministrit italian, përfshirë këtu kompanitë, investimet e mëdha në pasuri të paluajtshme, letra me vlerë, arti dhe likuiditet.
“Corriere della Sera” shkruan se Marina, Pier Silvio, Barbara, Eleonora dhe Luigi tani mund të quhen me plot gojën miliarderë.
Pasuritë e paluajtshme të Silvio Berlusconi kanë një vlerë prej rreth 700 milionë euro, duke përjashtuar këtu jahtet dhe pikturat e shumta të blera ndër vite ish-kryeministri.
Marina dhe Pier Silvio do të kenë afërsisht 53% të aseteve të Fininvest, ndërsa Barbara, Eleonora dhe Luigi morën pjesën e mbetur të pasurisë.
Përsa i përket ish-bashkëshorteve, mësohet se i ndjeri i ka përjashtuar ato nga testamenti.