Ndërroi jetë edhe vrasësi i studentes në Tiranë

28 janar 2018 | 21:20

Aldison Belulaj, i cili qëlloi me armë zjarri mesditën e të dielës së kaluar 21-vjeçaren Arjela Murataj para portës së Fakultetit të Mjekësisë, ka ndërruar jetë në ambientet e Spitalit të Traumës.

Pasi qëlloi me armë studenten e juridikut, Aldison Belulaj qëlloi edhe veten në një tentativë për t’u vrarë, por pas një jave në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku ndodhej në gjendje kome, 23-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagës së marrë dhe ka ndërruar jetë, transmeton “TCh”.

 

Ngjarja e një jave më parë, u cilësua si një krim pasioni, ku shkak mbeti refuzimi i vajzës për të pasur një lidhje me djalin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Izet Sarajliq, “Përmbledhja sarajevase e luftës”, “Armagedoni”, Prishtinë, 2017) Izet…