Ndërroi jetë gazetari Avni Shabani

15 dhjetor 2020 | 23:44

Ka ndërruar jetë gazetar i sportit në Radio Kosovë, Avni Shabani. Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës (SHGSK), Edmond Thaçi.

“Lajm i trishte. Sapo ndërroi jetë, kolegu dhe miku im, Avni Shabani. Prehu në paqe njeri me zemër dhe shpirt të bardhë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.

Varrimi i Shabanit do të bëhet nesër (e mërkurë) në ora 12:00 në fshatin Sazli të Ferizajt.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 23-vjeçar është sulmuar me çekan, ky i dyshuari e…