Ndërroi jetë gruaja e trajnerit Gani Sejdiu

08 janar 2020 | 13:31

Ka ndërruar jetë gruaja e trajnerit të mirënjohur në futbollin e Kosovës, Gani Sejdiu dhe nëna e dy futbollistëve të njohur Isuf dhe Florent Sejdiu.

Lajmin për vdekjen e 52-vjeçares e ka konfirmuar vetë trajneri Sejdiu nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Te Allahut jemi dhe te ai do te kthehemi. Miq shokë dhe dashamirë ju njoftoj se mbrëmë gruaja ime ka ndërruar jetë. Funerali dhe varrimi do të bëhet në varrezat e qytetit në Shipol më datën 08.01.2020 me kindi”, ka shkruar Sejdiu.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adrien Rabiot i ka mohuar lajmet se do të largohet…