Ndërroi jetë ish-delegati i Kosovës
27 nëntor 2018
| 10:40
Ka ndërruar jetë ish-deputeti i Kosovës, Bujar Gjurgjeala, i cili ishte njëri prej personave që mori pjesë në Deklaratën Kushtetuese.
Kjo është bërë e ditur nga familjarët e të ndjerit, shkruan Indeksonline
Vlen të theksohet se Deklarata e dy korrikut 1990 ishte deklarimi i parë i Kuvendit (komunist) për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.
Kësisoj, me këtë veprim ishte ardhur deri te synimi që vendi ynë të trajtohet barabartë me republikat e atëhershme socialiste në federatën Jugosllave.