Ndërroi jetë ish drejtori në Trepçë, prof. Hysen Bislimi
25 gusht 2021
| 11:02
Prof. Hysen Bislimi, ish Drejtor në Kombinatin Trepça, ka ndërruar jetë mbrëmë, bëhet e ditur nga familjari i tij, Donjet Bislimi. Varrimi bëhet sot, në ora 15, në varrezat e Shipolit.
Një jetë kushtuar intelektualizmit dhe atdhedashurisë, ka shkruar Donjet Bislimi në njoftimin për vdekjen e Prof. Hysen Bislimit.
Njoftimi i plotë i Donjet Bislimit:
“Edhe një mendje e ndritur e familjes sonë dje na la!
Prof. Hysen Bislimi, ish Drejtor në Kombinatin Trepça, një jetë kushtuar intelektualizmit dhe atdhedashurisë, mbrëmë na e dha përshendetjen e fundit, nuk u dorëzua kurrë në jetë deri mbrëmë.
Do i mungojë familjes, Mitrovicës dhe Prekazit pa masë!
Prehu në paqe Bali Cen.
Vorrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00 sot në varrezat e Shipolit!”