Ndërroi jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku
14 mars 2019
| 16:04
Pas sëmundjes së rëndë, sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku.
“Sabiti ka luajtur për Prishtinën në fundvitet 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta. Sabiti ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës. Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.
“Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars me kohë të ‘Xhuma-s’ në varrezat e Vushtrrisë. FC Prishtina i shpreh ngushëllime familjes Dallku.