Ndërroi jetë ish-trajneri i Liverpoolit
Një tjetër lajm i trishtë vjen këtë herë nga Franca. Pas Otto Bariç një tjetër trajner i famshëm humbet jetën.
Ish-tekniku francez Gerard Houllier vdiq mëngjesin e sotëm në moshën 73-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga mediat franceze. Nuk dihet ende shkaqet e vdekjes së tij, por së fundmi ai u operua në Paris nga zemra. Houllier drejtoi gjatë karrierës PSG-në, Lyonin, Liverpool-in, Francën etj. Suksesin më të madh e arriti me “Të kuqtë” në vitet 2001-2003 duke fituar Kupën UEFA dhe Superkupën e Evropës. Gjatë jetës së tij, ai vuante nga problemet në zemër.
Në vitin 2001, ai pësoi infarkt në ndeshjen e Premier Ligë ndaj Leeds United. Nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit për familjarët nga klubet të cilët Houllier ka drejtuar për ndarjen e tij nga jeta. /SS/