Ndërroi jetë legjenda e futbollit francez
28 prill 2020
| 20:30
Ish-futbollisti francez, Robert Herbin ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare, transmeton zeri.info
Ai kishte qenë i suksesshëm edhe si trajner, derisa e kishte dërguar në finale të Ligës së Kampionëve klubin e Saint Etiennet.
Herbin vdiq të hënën në spital, derisa ishte i sëmurë prej kohësh.
Herbin numëron më shumë se 400 ndeshje me Saint Etiennen, një nga klubet më të mëdha në Francë dhe ka qenë pjesë e rëndësishme e kombëtares franceze, që shkoi në gjysmëfinale të Evropianit të vitit 1960.