Ndërroi jetë legjenda e futbollit të Kosovës
19 prill 2020
| 17:34
Në moshën 83-vjeçare Bahri Shemsedini, ish- futbollisti, ish- trajneri por mbi të gjitha legjendë e futbollit kosovar ka ndërruar jetë.
Shemsedini i njohur si një nga futbollistët më të mirë të Ferizajt dhe vetë Kosovës ka dhënë kontribute të vyera në rritjen e futbollit.
Ai është angazhuar si futbollist dhe më pas si trajner. Ai do të mbahet mend edhe si një personalitet sportiv i cili nuk u dorëzuar së kontribuar as në kohën e okupimit serb kur refuzoi të jetë pjesë e garave futbollistike me Serbinë apo klubet e saj.