Ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare ish-hendbollisti i Kosovës  

16 shkurt 2022 | 13:15

Sporti i Kosovës është tronditur nga një lajm i hidhur që ka marrë sot. Ish-hendbollisti i kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja, Valbon Shala, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Shala ka qenë prej pivotëve më të mirë në Kosovë, ish-reprezentues i Kosovës. Ish-hendbollisti Enis Kastrati, shok i ngushtë i Valbonit, është i pikëlluar thellë.

“Miku im Valbon, as në ëndrrën më të keqe nuk e kisha paramendu që sot do t’i shkruaj këto fjalë për ty sepse planifikonim të vije për pushime dhe të çmalleshim dhe t’i përkujtonim kohët e vjetra, ishe një djalë i mrekullueshëm, baba i shkëlqyeshëm dhe mbi të gjitha një shok e përtej shokut për mua. Prehu në paqe shoku im ishalla allahu të ka bo banor të xhenetit. Lamtumirë shoku im”, ka shkruar Kastrati në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot…