Ndërroi jetë Prof. dr. Xhevat Domi

20 prill 2025 | 21:39

Telegram ngushëllimi nga Oda e Veterinerëve të Kosovës

Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të profesor doktor Xhevat Domi – veteriner i gjeneratave të para, profesor i mikrobiologjisë dhe një nga themeluesit e Fakultetit të Veterinarisë në Kosovë.

Profesor Domi ishte figurë e jashtëzakonshme e dijes dhe përkushtimit profesional, që për dekada të tëra kontribuoi në edukimin e brezave të rinj të veterinerëve dhe në themelimin e standardeve akademike në fushën e veterinarisë. Ai mbetet një emër i paharruar në historinë e arsimit dhe shkencës veterinare në Kosovë.

Përveç kontributit të tij në shkencë dhe arsim, profesor Domi u shqua edhe për angazhimin në çështje kombëtare. Si oficer rezervë, ishte pjesë e organizimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në vitin 1992 duke dhënë një shembull të lartë të atdhedashurisë dhe përgjegjësisë qytetare.

Në emër të Oda e Veterinerëve e Kosovës, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, studentëve dhe gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të bashkëpunojnë me të.

Lavdi jetës dhe veprës së profesorit Xhevat Domi!

Pusho në paqe, profesor i nderuar!

Varrimi i profesorit Xhevat Domi do të bëhet nesër, më 21 prill 2025, në varrezat e Arbërisë (Dragodan) në Prishtinë, në ora 11:00.

DMV. Hasan Limani, Kryetar

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
FC Kosova Düsseldorf ka arritur një tjetër sukses të madh…