Ndërroi jetë profesori Mehdi Jashari
12 shtator 2018
| 12:12
Ka ndërruar jetë ish-dekani i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, Medi Jashari.
Profesor Jashari ka dhënë një kontribut të madh në edukimin e shumë brezave si dhe kontribuoi shumë në avancimin e hendbollit dhe sportit të Kosovës në përgjithësi.
“Lajm i dhimbshëm për të gjithë ne! Ka ndërruar jetë ish-dekani i FEFS, profesori e pedagogu i njohur prof. Mehdi Jashari. Në emër te Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit ju shprehë ngushëllime familjes dhe komunitetit sportiv.
Lamtumirë profesor! U prefsh në paqe”, ka shkruar në “Facebook”, Musa Selimi, dekan aktual i FEFS-së.
/Epoka e re/