Ndërroi jetë skiatori zviceran

05 nëntor 2018 | 12:43

Ditë zie për sportin e skive. Zvicerani Luca Barandun, 24-vjeç, ka ndërruar jetë ditën e diel, pas një aksidenti me parashutë, lajm që konfirmohet nga mediet helvete. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytezën e Schluein, në katonin e Grigioni.

Rreth orës 11:00, teksa Barandum po ulej me parashutë në zonën e caktuar, ka pësuar një incident. Për policinë rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta, ndaj është duke hetuar për këtë ngjarje.

Barandun ka debutuar në vitin 2017 në garat e Kupës së Botës në ski, në pistën austriake të Wengen dhe në total ka marrë pjesë në 17 gara. Rezultati i tij më i mirë në Kupën e Botës është një vend i nëntë, në pistën e Bormio, sezonin e fundit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka…