Ndërroi jetë trajneri Ahmet Behrami
26 shkurt 2018
| 13:21
Trajneri i njohur Ahmet Behrami ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare, ndërsa lajmi është bëri i ditur nga familja e tij.
Behrami ishte një punëtor i palodhshëm, zbuluesi e shumë talenteve dhe gjeneratave “minatore”. Ngushëllime ka shprehur ish-skuadra e tij KB Trepça.
“Me dhembje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ishe trajnerit tonë, Ahmet Behrami në emër të Klubit Basketbollistik ‘Trepça’ i shprehim ngushëllime familjes Behrami”, thuhet në telegram ngushëllimin e skuadrës mitrovicase.