Ndërroi jetë veterani i arsimit, Selim Kelmendi

20 mars 2024 | 14:45

Është ndarë nga jeta intelektuali, veprimtari dhe mësuesi i gjeneratave të para të viteve të 50-ta, veterani i arsimit, Selim Kelmendi nga fshati Ruhot i Komunës së Pejës.

Për vdekjen e veteranit të arsimit ka njoftuar nipi i tij, Besnik Kelmendi, njëherit politikan shqiptar që jeton dhe vepron në Gjermani.

Ai në “Facebook” ka shkruar se Selim Kelmendi ishte një burrë i guximshëm dhe një shembull frymëzues për të gjithë familjen dhe rrethin.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se pas një sëmundje të shkurt ka ndërruar jetë axha im Selim Syl Kelmendi (20.03.2024). Dhimbja ime është e pafund dhe e thellë për humbjen e axhës tonë, shumë i dashur. Ai ishte jo vetëm një mik besnik, por edhe një burrë i guximshëm dhe një shembull frymëzues për të gjithë ne. Kujtimet e kohës së kaluar që ne i kemi përjetuar bashkë dhe ideale të përbashkëta, bëjnë që vdekja e tij të shkaktoj një dhimbje të thellë. Axha Selim tani e tutje nuk do të jetë fizikisht në mesin tonë, por kujtimet dhe veprat e tij, do të jetojnë gjithmonë. Ai do të mbetet gjithmonë në zemrat tona, si një kujtim i shkëlqyer i një njeriu të madhe trim, por edhe një luftëtar për familjen që ishte shumë i guximshëm. Pusho i qetë tani Mësuesi i Parë i Dukagjinit”, ka shkruar Besnik Kelmendi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, do të japë dorëheqje nga…