Ndërroi jetë veterani i UÇK-së
23 mars 2019
| 23:55
Sot ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Rrustem Cukaj, i cili vinte nga rajoni i Rugovës.
Lajmin për vdekjen e tij e ka publikuar Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Me keqardhje mora lajmin e ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, burrit të urtë e pleqnar rugovas, bacës Rrustem Cukaj.
Fjalë pak e punë shumë, i respektuar dhe nderuar për të gjithë ne që e njihnim dhe kishim pasur rastin të dëgjonim fjalët e tij të urta.
Baca Rrustem dhe familja e tij, dhanë një kontribut të çmuar në breza për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë e dashamirët e bacës Rrustem!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!