Ndërron jetë 90-vjeçari, shkon në 22 numri i viktimave në Shqipëri
06 prill 2020
| 15:26
Një pacient 90-vjeçar ka humbur jetën në Spitalin Infektiv si pasojë e tromboembolisë pulmonare, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri.
90-vjeçari ishte i prekur edhe nga Covid-19 dhe vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese (tromboemboli pulmonare, diabet mellitus dhe hipertension).
Pacienti ndodhej i shtruar prej pesë ditësh në Spitalin Infektiv në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan “A2 CNN”.
Sipas mjekëve që e kanë trajtuar gjatë gjithë kësaj kohe, shkaku i vdekjes së 90-vjeçarit është tronboembolia pulmonare. Numri i viktimave në Shqipëri nga Covid-19 ka shkuar në 22.