Ndërron jetë vëllai i Nasim Haradinajt

02 mars 2023 | 14:15

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVLUÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se ka ndërruar jetë ish-luftëtari i UÇK-së, Agron Haradinaj.

Agroni vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe po trajtohej jashtë vendit.

I ndjeri ishte vëllai i Nasim Haradinajt.

“Sapo morëm lajmin e hidhur se ndërroj jetë bashkëluftëtari ynë Agron Smajl Haradinaj. I ndjeri vuante prej shumë vitesh nga një sëmundje e rëndë dhe trajtohej jashtë shtetit. Për ceremoninë e varrimit do të njoftoheni. Në emër të OVLUÇK-së i shprehim ngushëllime familjarëve, bashkëluftëtarëve, shokëve e miqve!  Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar Klinaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për sportistët…