Ndërron jetë aktivisti i LDK-së

20 korrik 2020 | 17:04

Ka ndërruar jetë aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hamit Musa.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi. Ajo ka thënë se sot Vushtrria ka humbur njërin nga qytetarët më të dalluar të saj.

“Vushtrria sot humbi një nga qytetarët më të dalluar të saj, aktivistin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hamit Musa. Ndihem shumë e pikëlluar nga vdekja e hershme e tij. Bacën Hamit e mban mend i gjithë qyteti si një njeri të urtë e të sjellshëm e të respektuar. Ngushëllime familjes Musa dhe gjithë atyre që kanë njohur atë për së afërmi”, ka shkruar deputetja Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2817239291839802&set=a.1515699045327173&type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vaksina kundër Covid-19, e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit, është…