
Ndërron jetë aktori i vogël
23 prill 2018
| 11:39
Verne Troyer, i njohur më së shumti për rolin e luajtur “Mini-Me” në filmat e “Austin Powers”, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Troyer, i cili ishte 81 cm i gjatë, ka luajtur gjithashtu në filmin e parë të “Garry Potter”.
Troyer u shfaq në një numër spektaklesh televizive, duke përfshirë Celebrity Big Brother në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2009. Ai ka bërë edhe paraqitje të rregullta në Celebrity Juice dhe ka luajtur në disa filma.