Ndërron jetë aktorja e serialit “Sulejmani i Madhërishëm”
12 gusht 2021
| 21:20
Aktorja e njohur Sabina Toziya ka ndërruar jetë, pasi humbi betejën me sëmundjen që vuante prej kohësh.
Aktorja është bërë e njohur edhe për publikun shqiptar, në rolin e saj në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm.
Sabina ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare pasi prej muajsh kurohej nga tumori më kokë.
Në serialin e suksesshëm “Sulejmani i Madhërishëm”, Tozija luajti Afife Hatun, dado e sulltanit, të cilën ai e konsideronte nënën e tij të dytë.