Ndërron jetë anëtari i LDK-së nga Rahoveci

21 korrik 2020 | 17:24

Ka ndërruar jetë anëtari i LDK-së nga komuna e Rahovecit, Shaban Dana.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Degës së LDK-së në Rahovec, Avdullah Hoti.

“Sot me pikëllim e morëm lajmin e ikjes në amshim të Shaban Danës, ish anëtar i kryesisë i degës së LDK-së në Rahovec, veprimtar i LDK-së që nga themelimi. Pas luftës ka qenë zyrtar i lartë për arsim dhe për 4 vite ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale për Arsim”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3472613319466664

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur të martën në…