Ndërron jetë Asllan Zeka, protagonisti i videos së ‘fusnotës’ (Video)

23 nëntor 2020 | 13:28

Në moshën 85-vjeçare është ndarë nga jeta qytetari Asllan Zeka nga fshati Murg i Skenderajt, i cili ishte bërë shumë i njohur për publikun me videon e “fusnotës”.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e të ndjerit, teksa është theksuar se varrimi i tij bëhet në orën 15:00.

I moshuari ishte bërë shumë i njohur kur ishte pyetur se a e kupton fjalën fusnotë.

Ai fillimisht e mirëpret gazetaren, por kur ishte pyetur se a e kupton fjalën fusnotë, e ngatërron me fushatë, më pas një fëmijë në sfond i kishte thënë atij fusnotë e jo fushatë, e ky ia kthen “Ik more ti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti Adem Hodza ka kaluar nga grupi parlamentar 6+ në…