Ndërron jetë Astrit Thaçi, asamblist i PDK-së në Rahovec
Mesditën e së martës ka ndërruar jetë Astrit Thaçi, asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin Komunal të Rahovecit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Rahovecit, Smjal Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Me këtë rast Latifi u ka shprehur ngushëllime familjes Thaçi, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Astritit.
“Me trazim shpirtëror e mësova lajmin për vdekjen e parakohshme të Astrit Thaçit, veprimtarit kontributdhënës, këshilltarit të Kuvendit Komunal dhe afaristit të suksesshëm. Në këto momente pikëllimi e dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Thaçi, shokëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të Astritit! Familja humbi njeriun e dashur e të devotshëm, shoqëria njeriun e angazhuar, ndërsa ne humbëm mikun e aktivistin e denjë. Njëkohësisht, ngushëllime të sinqerta edhe degës së PDK-së në Rahovec për humbjen e këtij anëtari të përkushtuar e besnik! Kërkoj që të ndajmë së bashku këto momente dhimbjeje e pikëllimi dhe ta përcjellim së bashku Astritin në amshim, ashtu siç e meriton një familjar, shok, mik e bashkëpunëtor”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/