
Ndërron jetë avokati Bajram Kadriu
26 janar 2021
| 21:36
Ka ndërruar jetë avokati i njohur kosovar, Bajram Kadriu.
Këtë njoftim e ka bërë të ditur në një postim në ‘Facebook’, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Paska ikur nga kjo botë avokati, Bajram Kadriu. Pas Osman Arifit, Bajram Kelmendit e Nekibe Kelmendit, Bajram Kadriu mbetet engjëlli mbrojtës në grupin e të akuzuarve në Gjilan për liri, demokraci e pavarësi të shqiptarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve e kolegëve. Falëmnderit, Avokati im”, ka shkruar Haziri.
Bajram Kadriu ishte kryetar i Gjykatës në Gjilan, si dhe kryeprokuror dhe avokat.