
Ndërron jetë avokati Kapllan Baruti
19 korrik 2020
| 16:20
Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj, avokatin Kapllan Baruti.
Me këtë rast, Oda e Avokatëve të Kosovës, i ka shprehur ngushëllime familjes Kapllani dhe kolegëve të tij.
“Avokati Kapllan Baruti u lind në vitin 1942 në komunën e Mitrovicës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Beogradit në vitin 1966, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 17.06.1969 në Prishtinë. Gjatë viteve 1999-2010 kishte punuar si kryetar i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë”, ka njoftuar Oda e Avokatëve të Kosovës.
Avokati Kapllan ka ushtruar profesionin e avokatit që 5 tetori i vitit 2010 me seli të zyrës në Mitrovicë.