Ndërron jetë avokati Zeqir Maxhuni
01 mars 2021
| 11:29
Ka ndërruar jetë avokati i njohur, Zeqir Maxhuni.
Maxhuni ishte pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), konkretisht në degën e Mitrovicës.
Lajmin e vdekjes e ka bërë me dije udhëheqësi i OAK-ut në Mitrovicë, Vehbi Beqiri.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e shokut, kolegut tonë, av. Zeqir Maxhuni! I ndjeri ishte ndër avokatët e njohur në regjionin tonë. Familjes, shokëve dhe kolegëve i shprehim ngushëllime në emër të degës së OAK – Mitrovicë! I përjetshëm kujtimi për të ndjerin!”, ka shkruar Beqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.