Ndërron jetë babai i drejtorit të gazetës “Epoka e re”, Miftar Zeqiri
28 nëntor 2020
| 10:14
Sot ka ndërruar jetë, në moshën 79-vjeçare, Miftar Zeqiri, babai i drejtorit të gazetës “Epoka e re”, Sadik Zeqiri.
Sadik Zeqiri ka njoftuar se varrimi i babait të tij bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Stubëll të Komunës së Gjakovës.
“Shokë e miq. Pas një sëmundjeje të shkurtër, sot u nda nga ne prindi ynë Miftar Zeqiri, në moshën 79-vjeçare. Varrimi bëhet sot në orën 15:00, në fshatin Stubëll, Komuna Gjakovë”, ka shkruar Sadik Zeqiri në llogarinë e vet në “Facebook”.
Stafi i gazetës “Epoka e re” i shpreh ngushëllime famlijes Zeqiri për humbjen e më të dashurit të tyre.