Ndërron jetë babai i gazetarit Veton Zymberi
01 dhjetor 2021
| 23:03
Pas një sëmundje të shkurt, sonte ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare Qazim Zymberi, babai i gazetarit të gazetës “Epoka e re” Veton Zymberi nga fshati Ruhot i Pejës.
Baca Qazë ishte një veprimtar i dalluar, njeri punëtor dhe i urtë.
Djali i tij, Vetoni, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se babanë do ta kujtojnë me krenari gjatë gjithë jetës.
“Ne, do të kujtojmë me krenari gjithë jetën. Kultura jote, urtësia dhe shpirti i bardhë do të jenë udhërrëfyes për ne deri në fund të jetës”, ka shkruar Zymberi.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet të enjten, në orën 14:00, në varrezat e fshatit Ruhot.
Stafi i gazetës “Epoka e re” i shpreh ngushëllime Vetonit dhe gjithë familjes Zymberi për humbjen e me të dashurit të tyre.