Ndërron jetë babai i heroit Hakif Zejnullahu
05 dhjetor 2021
| 23:50
Ka ndërruar jetë Sabit Zejnullahu nga Lladovci i Podujevës, babai i dëshmorit Hakif Zejnullahu.
Lajmin e ka bërë të ditur mbesa e tij, deputetja e kuvendit të Kosovës, Floretë Zejnullahu.
Zejnullahu në llogarinë e saj ka shkruar: Lamtumirë baba Sabit!
Djali i të ndjerit Sabit Zejnullahut, Hakifi, është vra në një pritë të organizuar nga forcat serbe më 31 janar të vitit 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë së bashku me Zahir Pajazitin dhe Edmond Hoxhën.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot e (Hënë) në ora 14:00 në fshatin Lladoc, Podujevë.