Ndërron jetë babai i kryeprokurorit Lumezi, Nikë Lumezi
17 gusht 2018
| 11:41
Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 81-vjeçare ka ndërruar jetë, Nikë Lumezi, një ndër juristët e parë në Kosovë, babai i kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ai ka ushtruar funksione me rëndësi në sistemin e drejtësisë në periudhën e paraluftës dhe pas luftës.
Me përvojën e tij shumëvjeçare ka dhënë kontribut në fushën e drejtësisë si gjyqtar në të gjitha instancat gjyqësore deri në Gjykatën Supreme dhe Kushtetuese të Kosovës, anëtar i Qeverisë së Kosovës, zëvëndësombudsperson i Kosovës.
Në vitet e fundit ai ka ushtruar detyrën e avokatit.
Gjatë karrierës së gjatë ka dhënë kontribut në hartimin e shumë projektligjeve të Kosovës, veçanërisht në fushën e drejtësisë penale.
/Epoka e re/