Ndërron jetë babai i Michael Jacksonit
28 qershor 2018
| 13:56
Joe Jackson, babai i legjendës së muzikës Michael Jacksonit, ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçar. Sipas “BBC”, Jackson u shua mëngjesin e së mërkurës. Ai kishte disa ditë që ishte shtruar në spital, pasi vuante nga kanceri në pankreas.
Nipi Taj Jackson ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter”. “Ma shpifin disa komente që po lexoj për gjyshin tim nga disa persona që nuk e njihnin. Ju lutem, mos pështyni aty ku jeni ushqyer. Joe ishte i dashur për familjet tona. Na lini të pikëllohemi të qetë”, ka shkruar Taj Jackson.