Ndërron jetë baca Azem Makolli – Hertica
Ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare, Azem Makolli – Hertica.
Lajmin e ka bërë me dije, botuesi i gazetës “Epoka e re”, Muhamet Mavraj.
Mavraj në “Facebook” ka shkruar Hertica ka qenë shqiptar prej guri, i cili jo vetëm ka kontribuar për kombin, por ju ka bërë konak të gjitha gjeneratave patriotike.
Postimi i plotë i Mvarajt:
Paska kaluar andej baca Azem Makolli (Hertica). Këndohet në këngë moti.
Tri vepra monumentale i ka për atë bote:
1 – Vrau në rini një kasap serb;
2 – Qëndroi si shkëmb në burgjet më të rënda që imagjinohen në ato kohëra;
3 – Dera e tij u dha konak e mbrojtje të gjitha gjeneratave patriotike, deri të ajo që e pash vetë, përfshirë Bacën Adem në luftë e në paqe!
Lamtumirë, o shqiptar prej guri!
Të fala Bacës, Shasivarit (Qalit) dhe të gjithë shokëve nga mbarë trojet!
Përgjithmonë Lavdi!