Ndërron jetë balerini Hysen Podrimçaku
23 dhjetor 2019
| 15:15
Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare balerini Hysen Podrimçaku.
I ndjeri ishte pjesë e Ansamblit të Trupës së Baletin Kombëtare të Kosovës (BKK). Ai i takon gjeneratës së parë të balerinëve të Kosovës të cilët i kanë vënë themelet e baletit në vendin tonë.
Hysen Podrimçaku ka lindur në Novosellë të Pejës më 1953. U shkollua në vendlindje dhe në Shkollën e Baletin në Shkup. I takon gjeneratës së parë të balerinëve me të cilët edhe është formuar Trupa e atëhershme e Baletit të Kosovës, më 1972.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (e martë) në ora 15:00 në Novosellë të Pejës, është bërë me dije në një njoftim në faqen zyrtare në të Baletit të Kosovës në “Facebook”.