Ndërron jetë Baron Rothschild, bankieri që ishte në krye të kompanisë që vlen mbi 200 miliardë dollarë
16 janar 2021
| 21:02
Baron Benjamin de Rothschild, bankier dhe president i grupit “Edmond de Rothschild”, ka vdekur në moshën 57-vjecare.
Ai ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër, raporton “Bloomberg”.
Baron Rothschild erdhi në krye të kompanisë francezo-zvicerane me seli në Gjenevë, erdhi në vitin 1997 pas vdekjes së babait të tij.
Vlera e kompanisë që menaxhon kjo familje kap shumën e mbi 200 miliardë dollarëve.