Ndërron jetë bashkëshortja e Fehmi Aganit
18 korrik 2018
| 11:20
Sadije Agani, bashkëshorte e veprimtarit të ndjerë, Fehmi Agani, është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë me dije djali i saj, Mentor Agani nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”.
Ai ka bërë me dije se ka njoftuar se varrimi i Sadije Aganit do të bëhet sot në varrezat e qytetit të Prishtinës në orën 17:00.
Vdekja e saj vjen 19 vjet pas vrasjes së bashkëshortit të saj, i cili ishte vrarë gjatë luftës në Kosovë.