Ndërron jetë bashkëshortja e John Travoltës
Aktorja Kelly Preston ka ndërruar jetë pasi humbi betejën me kancerin. Lajmin për vdekjen e 57-vjeçares e ka bërë me dije, bashkëshorti saj John Travolta në rrjetin social Instagram.
“Me një zemër të lënduar ju njoftoj se gruaja ime e bukur Kelly ka humbur betejën e saj dy vjeçare me kancerin e gjirit. Ajo luftoi një betejë me guxim, me dashurinë dhe mbështetjen e kaq shumë njerëzve. Familja ime dhe unë do të jemi përgjithmonë mirënjohës për mjekët dhe infermierët e saj nga Qendra e Kancerit të MD Anderson, të gjitha qendrat mjekësore që e kanë ndihmuar atë, si dhe miqtë e saj të shumtë dhe të dashurit që kanë qenë pranë saj. Dashuria dhe jeta e Kelly do të kujtohet gjithmonë. Do të marr ca kohë të jem me fëmijët e mi që kanë humbur nënën e tyre, kështu që më falni paraprakisht nëse nuk do të ndjehemi për një kohë. Por dijeni që unë do ta ndiej dashurinë tuaj në javët dhe muajt në vazhdim”, shkruan Jon Travolta në Instagram.
Kelly Preston lindi në Honolulu në 1962 dhe bëri debutimin e saj si modele në moshën 16 vjeçare. Më pas ajo nisi karrierën e saj në kinematografi.