Ndërron jetë ciceroni i parë i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’, Rifat Bejta
02 prill 2019
| 10:41
Ka ndërruar jetë ciceroni i parë i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’, Rifat Bejta.
Lajmin e ka bërë me dije ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Më dhembje të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, mësimdhënësit, veteranit të UÇK-së, ciceronit të parë të Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, Rifat Bejta. Ai gjithë jetën ia kushtoi atdheut. Jetëshkrimi i tij është jetëshkrim i një patrioti të madh që nuk u ndal asnjëherë për të punuar në shërbim të vendit! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bejta”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Lushtaku.