Ndërron jetë Dick Marty, ish-senatori që shkroi raportin kundër UÇK-së
28 dhjetor 2023
| 15:44
Ish-senatori zviceran dhe raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), Dick Marty, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, ka raportuar mediumi zviceran “Swiss Info” të enjten.
Ky medium ka raportuar se trupi i pajetë i hartuesit të raportit për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është gjetur në shtëpinë e tij.
Në vitin 2010, ai e kishte hartuar një raport mbi trafikimin e pretenduar të organeve në Kosovë, i cili implikonte pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, mbi bazën e të cilët është ngritur aktakuzë mbi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-krerëve të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, përfshirë deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.