Ndërron jetë dijetari mysliman Jusuf Al-Kardavi
Dijetari mysliman me ndikim, Sheiku Jusuf al-Karadavi ka ndërruar jetë të hënën në moshën 97-vjeçare.
Lajmi është bërë me dije nga llogaria e tij zyrtare në “Twitter”.
Unioni Botëror i Dijetarëve Myslimanë (IUMS) me bazë në Doha ka konfirmuar gjithashtu vdekjen e studiuesit në një deklaratë në faqen e saj të internetit.
“Jusuf al-Karadavi, themeluesi i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë, i cili jetën e tij ia kushtoi shpjegimit të udhëzimeve Islame, ka ndërruar jetë”, është thënë në njoftim.
Jusuf al-Karadavi ka lindur në shtator të vitit 1926 në Egjipt – shkollimin universitar e kreu në Al-Azhar ndërsa ishte kreu i Unionit Botëror të Dijetarëve Myslimanë që nga themelimi i tij në 2004 deri në 2018.
Al-Karadavi jetoi në Katar për vite me radhë. /AA/