Ndërron jetë diplomati Paddy Ashdown, Thaçi thotë se ai ishte mik i madh i Kosovës

23 dhjetor 2018 | 14:51

Ka ndërruar jetë diplomatit britanik, Paddy Ashdown, i cili ishte zë i fuqishëm i intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Me këtë rast, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ka qenë i nderuar që për 20 vjet me radhë ka bashkëpunuar me diplomatin Ashdown.

“Jemi të pikëlluar për vdekjen e mikut të Kosovës, diplomatit britanik, Paddy Ashdown. Ai ishte zëri më i fuqishëm i intervenimit të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Ashdown ishte, po ashtu, një mbështetës i flaktë i pavarësisë së Kosovës. Jam shumë i nderuar që në dy dekadat e fundit kam bashkëpunuar ngushtë me të, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe popullit britanik”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/2360164470720565/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dështimi i Kosovës për të siguruar lëvizjes të lirë për…