Ndërron jetë disenjatori francez Emanuel Ungaro
24 dhjetor 2019
| 11:08
Disenjatori francez Emanuel Ungaro ka ndërruar jetë në Paris në moshën 86-vjeçare. Ai ka qenë i biri i emigrantëve italianë të cilët kanë qenë të trajnuar nga disenjatori spanjoll Cristobal Balenciaga.
Ungaro kishte themeluar shtëpinë e tij të modës në vitet ’60.
Veten e kishte përshkruar si “i fiksuar seksual” me një reputacion për ngjyra dhe printime të guximshme, shkruan “BBC”. Në vitin 2005 ishte pensionuar dhe kishte shitur brendin e tij.