Ndërron jetë drejtori i Institutit të Politikave Sociale në MPMS dhe veterani i UÇK-së, Gafurr Podvorica

23 shkurt 2025 | 21:02

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 58 vjeçare ka ndërruar jetë Gafurr Podvorica. I ndjeri ishte veteran i UÇK-së e drejtor i Institutit të Politikave Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Për shkuarjen në amshim të Podvoricës kanë njoftuar familjarët dhe kolegët e tij.

Njoftimi i plotë mortor  i familjes:

Të dashur familjar e miq,

Zemërthyer ju njoftojm se sot me datë 23.02.2025 i qetë e i rrethuar me dashni ndërroi jetë më i dashuri ynë.

Do të kujtojmë gjithmonë me krenari si një njeri i jashtëzakonshëm dhe një prind i përkushtuar që me dashurinë dhe përkujdesin e pakushtëzuar na mësove vlerat e ndershmërisë dhe mirësisë.

E ne do të mundohemi të të bëjmë krenar deri në frymën e fundit.

Faleminderit stafit mjekësor dhe të gjithëve që na qëndruan pranë ditëve tona më të vështira.

Pusho i qetë babi,

Deri në takimin tonë tjetër me shume dashuri, me të dashurit e tu.

Për detajet e varrimit ju njofojmë me kohë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar për…