Ndërron jetë Duka i Madh i Luksemburgut në moshën 98-vjeçare
23 prill 2019
| 12:09
Duka i Madh Jean i Luksemburgut ka vdekur në moshën 98-vjeçare.
Ai kishte qëndruar në spital kohët e fundit pasi vuante nga një infeksion pulmonar dhe ka vdekur i rrethuar nga familja e tij.
Duka i Madh e ka lëshuar fronin pas 36 vjetësh për t’ia lënë djalit të tij, Henri në vitin 2000.
Gjatë mbretërimit të tij, ai kishte mbikëqyrur transformimin e fronit në një qendër financiare ndërkombëtare.