Ndërron jetë edhe një person me koronavirus në Kosovë, shkon në 12 numri i përgjithshëm

17 prill 2020 | 12:27

Ka ndërruar jetë edhe një pacient në Klinikën Infektive, i cili ka qenë i prekur me koronavirus.

“Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare-Ferizaj”.

“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, është thënë në njoftimin e Klinikës Infektive.

Numri i përgjithshëm i vdekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 12, ndërsa 79 janë shëruar. Në Kosovë me koronavirus janë të infektuar 449 persona.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrirja e akullnajave në malet në veriperëndim të kryeqytetit norvegjez…