Ndërron jetë edhe qytetar nga Kamenica i prekur nga koronavirusi

17 korrik 2020 | 14:18

Një 64-vjeçar nga komuna e Kamenicës ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.  Ai ka thënë se kjo është vdekja e parë e shënuar në këtë komunë nga koronavirusi.

“Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me  Covid-19. I ndjeri është nga komuniteti serb dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes e miqve, Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetdijësojë të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore. Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush. Edhe njëherë, ngushëllimet më të sinqerta familjes!”, ka shkruar Kastrati në llogarinë e vet në “Facebook”.

(F.D/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zinedine Zidane e përshkroi triumfin e Real Madrid në La…