Ndërron jetë fituesja e parë e Eurovisionit
25 mars 2018
| 11:51
Fituesja e parë e garës së këngës në Eurovision, Lys Assia ka vdekur në moshën 94-vjeçare.
Assia ka fituar këtë çmim për Zvicrën në vitin 1956.
Organizatorët e garës kanë njoftuar për vdekjen e saj më 24 mars në Cyrih dhe kanë thënë se ajo është përballur me probleme shëndetësore vitet e fundit.
Eurovisioni e ka përshkruar atë si “zonjën e parë” të garës dhe ka thënë se do ta nderojë atë në ditët në vijim.