Ndërron jetë futbollisti i Egnatia-s, Raphael Dwamena

11 nëntor 2023 | 14:54

Një lajm i trisht ka ardhur në minutat e fundit, Raphael Dwamena ka ndërruar jetë.

Ndeshja e Abissnet Superiores mes Egnatias dhe Partiznit është shoqëruar me një moment paniku, pasi superylli i skuadrës rrogozhinase, Raphael Dwamena ka rënë pa ndjenja në fushën e lojës gjatë pjesës së parë.

Dwamena ka rënë në fushë në minutën e 23, teksa e menjëhershme ka qenë ndihma nga lojtarët në fushë dhe stafet mjeksore të skuadrave. Më pas ai është shoqëruar me ambulancë në ambientet e spitalit të qytetit.

Sipas informacioneve më të fundit nga spitali i Rrogozhinës, lojtari ka ardhur në gjendje të stabilizuar dhe është i ndërgjegjshëm. Por, ai është transferuar në spitalin e Durrësit për mjekim më të specializuar dhe për të pasur situatën nën kontroll.

Përsa i përketë ndeshjes, ajo për momentin nuk ka rifilluar dhe është ndërprerë që nga momenti i rënies në fushë të Dwamena-s, teksa rezultati është në shifrat 1-1.

Sulmuesi njihet për problemet e tij në zemër, që i penguan, më herët, një karrierë që mund të kishte vazhduar në Premier League me Brighton.

Pikërisht në gushtin e vitit 2017, 28-vjeçari ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier League-n angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zurich-un (ish-ekipi i Dwamena asokohe) për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjeksore treguan probleme në zemrën e tij. Keshtu, ai mbeti te Zurich.

Ndonëse, ekzaminimet mjeksore te Brighton tregun probleme në zemrën e tij, ai përsëri vijoi të luante futboll dhe në gushtin e 2018 kaloi te Levante në Spanjë, pasi këta të fundit paguan 6.2 milionë euro për kartonin e tij.

Tetori i vitit 2019 do të sillte një goditje të madhe për karrierën e tij. Pas ekzaminimeve të reja mjeksore, mjeket i sugjeruan Dwamena-s tërheqjen e menjëhershme nga futbolli.

Ai, megjithatë, vazhdoi të luante pasi kishte vendosur një kardioverter-defibrilator të implantueshëm (ICD) në janar 2020.

Pas kësaj, karriera e ganezit do të vijonte në Danimarkë, ku nënshkroi për Vejle-n. Pasi debutoi me gol në 2020, ai luajti edhe katër ndeshje të tjera, përpara se mjekët ta ndalonin të luante për shkak të problemeve në zemër.

Për shkak të gjendjes së zemrës dhe disa matjeve shqetësuese, Vejle konfirmoi më 26 tetor 2020, se Dwamena nuk mund të luante për një periudhë. Më vonë, në nëntor 2020, drejtori sportiv i Vejle-s deklaroi se Dwamena kishte luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin.

Pavarësisht shqetësimit të mjekëve, ganezi nuk hoqi dorë nga futbolli. Ai u rikthye në Austri duke nënshkruar me Blau-Weiss Linz më 25 qershor 2021. Megjithatë, dy muaj më vonë, Dwamena do të pësonte tronditjen e parë të vërtetë. Ai u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje të Kupës së Austrisë kundër TSV Hartberg dhe u shtrua në spital më pas.

“Zoti gjithmonë ka menduar mirë me mua”, tha Dwamena asokohe, duke shpjeguar se ngjarja erdhi si pasojë e goditjes që i dha defibrilatori. Edhe mjekët më pas konfirmuan se goditje të tilla nuk ishin të rrezikshme për jetën e lojtarit, ndonëse më e mira do të ishte që ai të mos luante futboll sërish.

Por, dashuria dhe pasioni i tij për futbollin bënë që të mos hiqte dorë nga ky sport. Në janarin e vitit 2023, Dwamena nënshkroi për një klub të vogël zviceran të kategorisë së pestë, BSC Old Boys. Atje ai realizoi tetë gola në 11 paraqitje, përpara se të mbërrinte në Shqipëri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në situatën ku gjendemi, diskutimi i pozitës me opozitën është…