Ndërron jetë gazetari Bajram Sefaj
Ka vdekur në moshën 83-vjeçare gazetari i ish-gazetës “Rilindja”, Bajram Sefaj.
Lajmin e ka bërë me dije Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, i cili i ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit.
Përveç gazetar, Sefaj është marrë edhe me krijimtari letrare.
“Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Bajram Sefaj. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj. Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare, dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë. Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët pas një sëmundjeje”, është thënë në telegramin e AGK-së.